+383 44 217 401, +383 45 664 111, Fix: +383 29 226 531, Fax: +383 29 226 532, Administrata: +383 45 699 466, Adresa: Mbreti Zog Nr:61 20000 Prizren

Internet Pako 3

screen

Not: Gjatë aplikimit të kësaj pakoje përveç çmimit të saj duhet të paguhet një shumë prej 20€ për kaucion. Wireless paisja vjen falas për përdorim derisa t’a anuloni kontratën/abonimin tuaj me Telcommunications.

Telcommunications ju sjell një ofertë tejet të dobishëm për një shumë të arsyetueshëm. INTERNET PAKO 3! Konsumator të nderuar, me të zgjedhur këtë pako do të jeni komfort dhe të sigurt në çfarëdo aspekt të përdorimit të Internetit që nevoja juaj ju kërkon.

Përveç kësaj, shfrytëzimi i rrjetave sociale si Facebook, Tweeter, Instagram do të jenë të përditësuara me gjithë përmbajtjen e tyre në një klikim tuajin dhe pa ju vonuar aspak që ju t’iu qaseni një fotoje, një videoje apo edhe postimeve që dëshironi t’i bëni. Nuk ngecim me vetëm këto karakteristika të lartpërmendura! Tashmë videot që ju vazhdimisht jeni në kërkim në YouTube, Vimeo dhe plot ueb-sajteve të tjera të medias nuk do stagnojn së luajturi duke ju sjellur juve një shikim të rrjedhshëm të tyre, pa asnjë ndalesë apo ngecje. Sidomos e përshtatshme është për gamer-at që dëshirojnë të kenë një rrjedhë të pandërprerë të rrjetës duke luajtur video lojërat online si World of Warcraft, League of Legends, Smite, DoTA2 etj., kur në prapavijë kërkojnë që të shkarkojnë fajlla, dokumenta të llojllojshme nga Interneti në shpejtësi të mahnitshëm.

Për ata që e njohin teknologjinë më thellë, Pako 3 ju sjell Internet me teknologji më të përsosur dhe të përditësur e shquar si FIBER që aplikon kabllo të fijeve optike, ku siguria e të dhënave që barten nga një pikë në tjetrën është shumë e lart dhe se humbja e sinjalit të Internetit është pothuajse i shmangur tërësisht. Teknologjia që aplikon Telcommunications në këtë pako është ‘Dedicated Bandwidth’ që nënkupton se në kompjuterin, tablet paisjen, celularin tuaj do të keni Upstream(ngarkim) 50mbps dhe Downstream(shkarkim) 50mbps, ideal që ju t’i shkarkoni dokumentat sipas nevojës tuaj nga Interneti e ti ngarkoni fotografitë, video inçizimet tuaja për një kohë minimale të pritjes.